Islami synon fitore ndaj Drenicës 

Futboll

Islami synon fitore ndaj Drenicës 

Më: 1 maj 2022 Në ora: 11:40
Islami synon fitore ndaj Drenicës 

Drita kërkon fitore në përballje me Drenicën, në ndeshjen e javës së 32-të të elitës së futbollit të Kosovës në futboll.

Drilon Islami, futbollist i Dritës shprehet optimist.

"Ekipi ynë është përgatitur në maksimum për ndeshjen ndaj KF Drenica.

Do të hyjmë në lojë me synim që të dalim me rezultat pozitiv. Besoj se motivi nuk do të na mungojë dhe ta bëjmë më të mirën në pjesën e mbetur të kampionatit, në finalen e Kupës dhe garat në Evropë", deklaroi Islami.

Ndeshja FC Drita - KF Drenica zhvillohet sot, ora 15:00 në stadiumin sintetik (te rrethi), Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat