Italiano: U ndëshkuam nga një gabim

Futboll

Italiano: U ndëshkuam nga një gabim

Më: 1 maj 2022 Në ora: 18:56
Vincenzo Italiano

Fiorentina u mposht minimalisht nga Milan, teksa Leao shënoi në minutat e funti të takimit për t’i dhënë kuqezinjve një tjetër fitore.

Një ndeshje e luftuar deri në fund ishte edhe nga skuadra vjollcë, e cila tentoi të fitonte por la shumë për të dëshiruar në finalizim.

Pas kësaj përballje, trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano analizoi takimin, teksa u shpreh se skuadra e tij luajti si e barabartë.

“Sigurisht që reaguam pas 2 paraqitjeve të fundit që nuk kanë qenë aspak të mira, sidomos për sa i përket cilësisë. Mendoj që skuadra luajti si e barabartë kundër Milanit, veçanërisht në pjesën e parë.

Për fat të keq çdo gabim foshnjarak e paguajmë me një çmim të lartë dhe edhe gabimin e sotëm mund ta evitonim.

Terraçiano? Ishte gabimi i vetëm në ndeshjen e sotme. Mund të ndodhë, por ai po bën një kampionat të madh. Më vjen keq se në gabimin e parë shkatërrojmë paraqitje shumë të mira, por nuk i thashë asgjë”, ka thënë Italiano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat