Liverpooli nuk e lëshon Milnerin

Futboll

Liverpooli nuk e lëshon Milnerin

Më: 2 maj 2022 Në ora: 16:25
James Milneri

Liverpooli raportohet se do t’i ofrojë kontratë të re James Milnerit.

Kontrata e 36-vjeçarit skadon më 30 qershor të këtij viti, por ai pritet të mbetet edhe më gjatë në “Anfield Road”.

Sipas “The Telegraph”, trajneri Jurgen Klopp ka kërkuar nga klubi që t’i ofrojnë veteranit anglez një marrëveshje të re njëvjeçare.

Klopp thuhet se dëshiron ta mbanë Milnerin në skuadër pasi vlerëson aftësitë e tij për të luajtur në pozita të ndryshme. 

James Milner është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat