Lojtari tenton të godasë arbitren gjatë ndeshjes

Futboll

Lojtari tenton të godasë arbitren gjatë ndeshjes

Më: 3 maj 2022 Në ora: 11:04
Lojtari tenton të godasë arbitren gjatë ndeshjes

Në ndeshjen e “Play-Off”-it të Serisë B braziliane mes Retros dhe Nautikos, e cila përfundoi me kualifikimin me penallti të miqve, ka ndodhur një incident në minutën e 22-të.

Pasi ka goditur me bërryl kundërshtarin, mesfushori Zhan Karlos ndëshkohet me karton të kuq duke lënë skuadrën e tij, Nautiko me 10 lojtarë.

Menjëherë sapo arbitrja i drejton kartonin e kuq ai i vërsulet për ta sulmuar pasi sipas tij ishte një gabim i gjykuar nga kryesorja.

Një ngjarje që nuk lë aspak shije të mirë ku pamjet e tregojnë mjaft qartë të gjithë dinamikën e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat