Moderatorja shqiptare pas ndeshjes me Serbinë, tregon prapaskenat me yjet

Futboll

Moderatorja shqiptare pas ndeshjes me Serbinë, tregon prapaskenat me yjet

Më: 4 maj 2022 Në ora: 12:33
Moderatorja shqiptare pas ndeshjes me Serbinë, tregon prapaskenat me yjet

Moderatorja Feride Kuqi ka folur për herë të parë rreth prapaskenave të takimit të saj me Taulant Xhakën vite më parë që nuk u kaloi pa u komentuar në media.

Ajo ka sqaruar se mes tyre nuk ka patur asgjë dhe po ashtu ka zbuluar se përse Xhaka postoi foton me të dhe më pas e fshiu nga Instagrami.

E ftuar në “A-Politik” moderatorja e RTV Ora, tha se kur futbollistët e kombëtares ishin kthyer në Tiranë për të festuar përballjen me Serbinë, në një prej club-eve në Tiranë i kishte rënë në sy Feridja.

Kjo e fundit tregoi se iu afrua yjeve të kombëtares asokohe për t’i komplimentuar për ndeshjen.

 “Shkova bashkë me mikeshat e mia nga Miss Shqipëria për të bërë një foto me çunat e për t’i uruar për suksesin e tyre me Serbinë.  

Pasi bëra foto me Taulant Xhakën,

Gjimshiti u hodh dhe vuri në provë kolegun e tij Xhaka, duke vënë bast me njeri-tjetrin nëse Taulant Xhaka do e postonte apo jo foton në Instagram-in e tij.

Për të vërtetuar që s’ka asgjë në mes, Xhaka e postoi dhe më pas e fshiu”, u shpreh Feridja duke shtuar se kjo gjë nuk i shpëtoi portaleve duke vënë pikat mbi i për lajmin e qarkulluar disa vite më parë, se mes tyre nuk kishte asgjë përveç se një foto e momentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat