Omer Bunjaku në pritje të telefonatës nga KF Shkëndija për lejimin e tifozëve

Futboll

Omer Bunjaku në pritje të telefonatës nga KF Shkëndija për lejimin e tifozëve

Më: 5 maj 2022 Në ora: 13:16
Omer Bunjaku në pritje të telefonatës nga KF Shkëndija për lejimin e tifozëve

Të dielën, (8 maj) në stadiumin e qytetit në Tetovë do të zhvillohet derbi i javës së 32-të në elitën e futbollit vendor mes Shkëndijës dhe FC Shkupi, shkruan Open-TV.

Çairasit tashmë e kanë siguruaar titullin kampion, por megjiythate pritet një ndeshje interesante, për shkak të rivalitetit që kanë në fushë këto dy skuadra të njohura të vendit tonë.

“Në pamundësi të gjithve të ju përgjigjem, ju informoj se ne si klub po presim ende përgjigje prej kryesisë së Shkëndijës për lejimin e tifozëve tanë, ku besoj që do kemi përgjigje pozitive, pasi që kryesia e Shkëndijës duhet të di të organizoj një ndeshje europiane. Sa të hasim në përgjigje do t’ju informojmë”, ka deklaruar Omer Bunjaku, drejtori sportiv i FC Shkupi.

FC Shkupi është i pari në tabelë me 72 pikë, 11 pikë më shumë se Akademija Pandev e vendit të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat