Arteta vazhdon të ardhmen me Arsenalin, Liga e Kampionëve synimi i tij

Futboll

Arteta vazhdon të ardhmen me Arsenalin, Liga e Kampionëve synimi i tij

Më: 6 maj 2022 Në ora: 11:09
Arteta vazhdon të ardhmen me Arsenalin, Liga e Kampionëve synimi i tij

Trajneri spanjoll Mikel Arteta ka rinovuar kontratën e tij me skuadrën londineze, Arsenal, deri në qershor të vitit 2025.

Disa momente pasi nënshkroi kontratën e re, Arteta foli në një konferencë për mediat e Arsenalit për planin e tij për të ardhmen e klubit, përcjell KosovaPress.

“Jam tejet i emocionuar, falënderues dhe tejet, tejet i lumtur sot. Ky është vendi ku unë dua të jem, kështu që ishte një vendim tejet i lehtë për mua”, tha Arteta.

Më tej, Arteta tregoi edhe ambiciet e tij, ku tha që Liga e Kampionëve duhet të arrihet nëse klubi dëshiron që të garojë me skuadrat më të mira evropiane.

“Duhet ta dërgojmë klubin në një nivel të ri dhe të garojmë me skuadrat më të mira. Nëse e dëshirojmë atë gjë, ne duhet të luajmë në Ligën e Kampionëve. Ne duhet të jemi në gjendje të përmirësojmë lojtarët tanë, të përmirësojmë të gjitha repartet, të krijojmë më shumë lidhje me tifozët tanë, të përmirësojmë atmosferën në “Emirates”, të jemi në gjendje të transferojmë talentet më të mirë dhe njerëzit më të mirë për këtë klub”, tha trajneri i Arsenalit.

Mikel Arteta ka arritur ta udhëheqë Arsenalin në 126 ndeshje, ku ka arritur të regjistrojë 71 fitore, 20 barazime dhe 35 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat