Munishi paralajmëron

Futboll

Munishi paralajmëron

Më: 6 maj 2022 Në ora: 15:11
Munishi paralajmëron

Ismet Munishi nuk arriti ta përfundonte sezonin si trajner i Gjilanit, duke u larguar krejt në fund të edicionit.

Ai udhëhoqi gjilanasit drejt vendit të dytë, duke ia siguruar garimin në kualifikimet e Conference League.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë spekulimet rreth marrjes së drejtimit të Prishtinës nga Ismet Munishi.

E këtyre raportimeve tani u është përgjigjur vet trajneri me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook.

“E ku ka më mirë se ne vendlindje. Qyteti pa lum!!!”, shkroi Munishi, duke ia bashkangjitur një fotografi së bashku me gruan e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat