Reprezentuesi i Kosovës në formë, shënon në Gjermani 

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës në formë, shënon në Gjermani 

Nga: K. Goca Më: 6 maj 2022 Në ora: 20:51
Reprezentuesi i Kosovës në formë, shënon në Gjermani 

Reprezentuesi i Kosovës, Florent Muslija, ka shënuar për fitoren e Paderbornit, me rezultat 2:0 ndaj Sandhausenit, në takimin e javës së 33-të në Bundesliga II.

Muslija ka treguar formë të mirë duke kontribuar në fitoren e ekipit të tij. 

Ai u paraqit standard. Golat u realizuan nga Muslija (27') e Klement (60').

Florent Muslija u vlerësua me notën 7.3 nga faqja e specializuar për statistika “Soffascore” dhe Philipp Klement me notën 8.4, lojtar i ndeshjes.

Paderborn zë vendin e gjashtë me 51 pikë e Sandhausen është i 15-ti me 38.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat