Nota dhe statistikat fantastike të Gjimshitit

Futboll

Nota dhe statistikat fantastike të Gjimshitit

Më: 8 maj 2022 Në ora: 15:01
Nota dhe statistikat fantastike të Gjimshitit

Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti, shënoi golin e parë në Serinë A për këtë sezon me fanellën e Atalantës.

Shqiptari gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 73-të në sfidën ndaj Specias së Rei Manajt.

Pas asistim të Demiral, Gjimshiti goditi saktë me kokë, duke ngritur përkohësisht shifrat në 1-2, teksa Atalanta shënoi edhe të tretin në të 87-tën me Pasaliç.

Në përfundim të sfidës, 29-vjeçari shqiptar u vlerësua me notën 7.3 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”. Gjimshiti regjistroi 82% të pasimeve të sakta, teksa fitoi 4 nga 7 duelet në total me kundërshtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat