Mbappe vendos për të ardhmen

Futboll

Mbappe vendos për të ardhmen

Më: 8 maj 2022 Në ora: 18:43
Mbappe vendos për të ardhmen

Kylian Mbappe ende nuk ka vendosur për të ardhmen tij.

Kontrata me PSG i përfundon më 30 qershor dhe kryeqytetasit po tentojnë me çdo kusht rinovimin.

Real Madrid gjithashtu po mundohet ta bindë për t’u transferuar në LaLiga. Gjithsesi për momentin ka një ngërç, sipas asaj që shkruan “El Pais”.

I gjithë problemi është te të drejtat e imazhit, pasi Real Madrid kërkon 50% të tyre, ndërsa PSG ia lë yllit të sulmit 100%, ndaj edhe Mbappe po e mendon rinovimin të paktën edhe për dy vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat