Afrim Muçiqi me fjalë emocionuese për Xhevdet Pecin

Futboll

Afrim Muçiqi me fjalë emocionuese për Xhevdet Pecin

Nga: Kemajl Goca Më: 10 maj 2022 Në ora: 14:42
Afrim Muçiqi me fjalë emocionuese për Xhevdet Pecin

Këngëtari i mirënjohur, Afrim Muçiqi, tha se vdekja e hershme e Xhevdet Pecit është humbje e madhe jo vetëm për sportin e Kosovës.

Muçiqi thotë se e lidhin shumë kujtime të bukura me Xhevdet Pecin, nga koha kur i shikonte meçet e tija në sallën e madhe të Qendrës së Sporteve në Prishtinë, kur iu gëzohej fitoreve me nokaut të legjendës, fitoreve kundër Radniçkit të Beogradit, Goshës, Sllavisë, Buduçnostit etj. Kur iu gëzohej titujve të kampionit të Prishtinës në ligën më të fortë në botë, të ish Jugosllavisë.

Muçiqi kujton me emocione Xhevdet Pecin edhe kur luanin futboll të vogël, lojëra që gjithmonë do të mbeten në kujtesën e tij.      

 “Humbje e madhe për komunitetin e sportit, sidomos boksin, një legjendë e kohërave të arta e në kohën më të keqe në ish Jugosllavi.

E kujtojmë me mall. Prehu në paqe miku im”, thotë Muçiqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat