Spezia vendos për të ardhmen e Rei Manajt

Futboll

Spezia vendos për të ardhmen e Rei Manajt

Më: 12 maj 2022 Në ora: 13:11
Spezia vendos për të ardhmen e Rei Manajt

Rei Manaj po zhvillon një sezon mbresëlënës në Serinë A dhe i ka bindur drejtuesit e Spezias për të ardhmen e tij.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, sulmuesi i Kombëtares shqiptare mund të blihet përfundimisht nga skuadra e Specias për një shifër rreth 2,7 milionë euro nga Barcelona.

Një vlerësim e veçantë ky gjest për 25-vjeçarin lushnjar ku do të vijojë ende bashkëpunimin me skuadrën nga Liguria që i ka bërë për vete të gjithë me paraqitjet e tij.

Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Specias, Rei Manaj është aktivizuar në total në Serinë A në 28 sfida nga ku ka shënuar 5 gola dhe nuk ka mundur dot të dhurojë asnjë asist për shokët e skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat