Kampionët e Bundesligës duan të nënshkruajnë me një sulmues të ri

Futboll

Kampionët e Bundesligës duan të nënshkruajnë me një sulmues të ri

Më: 15 maj 2022 Në ora: 11:41
Kampionët e Bundesligës duan të nënshkruajnë me një sulmues të ri

Bayern Munich ka shtuar yllin e Barcelonës, Ousmane Dembele në listën e objektivave të transferimeve të verës, raporton Sky Sports.

Sulmuesit i skadon kontrata muajin e ardhshëm, edhe pse ai ende mund të nënshkruajë një vazhdim të saj, duke bërë të qëndrojë në Camp Nou pas një përfundimi të suksesshëm të sezonit.

Tashmë është e qartë se bavarezët nuk po mund ta ndalojnë për të qëndruar ende Robert Lewandowskin.  

Kampionët e Bundesligës duan të nënshkruajnë me një sulmues të ri - dikë që mund të bëjë diferencën në sulm. Raportimet e mëhershme kanë theksuar se gjermanët kanë në objektiv edhe Sadio Mane të Liverpoolit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat