Duart e Berishës i japin për herë të parë 50 pikë në karrierë

Futboll

Duart e Berishës i japin për herë të parë 50 pikë në karrierë

Më: 15 maj 2022 Në ora: 12:50
Duart e Berishës i japin për herë të parë 50 pikë në karrierë

Torino ka fituar mbrëmjen e sotme me rezultatin 0-1 në transfertën kundër Veronës.

Ivan Juriç duket se nuk ka më dilema sa i përket portës. Etrit Berisha gjendej përsëri titullar mes shtyllave, ku e ka mbajtur rrjetën e tij të paprekur përgjatë gjithë lojës.

Gardiani shqiptar ka dëshmuar se e meriton fanellën e titullarit me Torinon, pasi tregoi lartësinë e tij në disa raste.

Momenti më i mirë ishte pritja që bëri në fund të pjesës së parë. Me këtë fitore Ivan Juriç arriti për të parën herë në karrierën e tij 50 pikë brenda një sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat