Rekordet e Afrim Tovërlanit, ende të pathyeshme!

Futboll

Rekordet e Afrim Tovërlanit, ende të pathyeshme!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 maj 2022 Në ora: 14:35
Rekordet e Afrim Tovërlanit, ende të pathyeshme!

Po kalojnë vite por rekordet e Afrim Tovërlanit mbeten të pathyeshme si trajner!

Tovërlani është trajneri më i suksesshëm në histori të futbollit të Kosovës, që nga vitet e pasluftës e deri me tash.

Qysh i ri (në virin 2007) mori drejtimin e trajnerit të klubit më të trofeshëm në Kosovë, Prishtina.

Image

Nuk kishte më shumë se 39 vjeç por me punën që e bëri, u bë trajneri më i mirë dhe me rekorde të pathyeshme deri me tash.

Filozofia e punës së Tovërlanit i ngjante trajnerëve anglezë, por edhe stili i konferencave të tij ngjanin shpesh herë me të Jose Mourinhos. 

Ish pionieri i klubit të futbollit Prishtina, pastaj i gjeneratës së artë të kapitenit Fadil Vokrri, edhe pas shumë viteve e mban rekordin, katër herë kampion, tre tituj me Prishtinën dhe një me Feronikelin.

Image

Jo me kaq, askush nuk e ka thyer edhe rekordin kampion me pikë dallim ndaj vendit të dytë.

Prishtina u bë kampione me 73 pikë në edicionin 2012-2013, e veçanta është me pikëdallim rekord, 15 pikë para vendit të dytë Trepçës ’89. Edhe këtë rekord askush nuk e ka thyer deri me tash. 

Askush nuk i ka dhjetë fitore me radhë si Prishtina e edicionit 2007-2008 dhe askush nuk është bërë kampion me pikë dallim si Prishtina ndaj vendit të dytë në edicionin 2012-2013.

Janë rekordet e Prishtinës me Afrim Tovërlanin që askush edhe më tutje nuk mund t’i arrijë! Ky është Afrim Tovërlani, i suksesshëm si futbollist, me rekorde si trajner.

Tabela përfundimtare - edicioni 2012-2013

1. Prishtina    33    22    7    4    66:26    73    
2. Trepça '89    33    16    10    7    43:25    58
3. Besa 33    14    9    10    38:37    51
4. Hajvalia    33    12    10    11    43:40    46
5. Feronikeli    33    12    10    11    33:45    46
6. Trepça    33    12    9    12    35:34    45
7. Drita    33    11    12    10    44:45    45
8. Drenica    33    10    13    10    37:38    43
9. Hysi    33    11    9    13    34:31    42
10. Kosova (V)    33    10    12    11    41:34    42    
11. Vëllaznimi     33    6    9    18    23:43    27
12. Liria    33    2    10    21    22:61    16

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat