Bonucci - kapiteni i ri i Juventusit

Futboll

Bonucci - kapiteni i ri i Juventusit

Më: 15 maj 2022 Në ora: 16:01
Bonucci - kapiteni i ri i Juventusit

Leonardo Bonucci do të jetë kapiteni i ri i Juventusit pas largimit të paralajmëruar të Giorgio Chiellini, ka konfirmuar Massimiliano Allegri.

“Kapiteni i ri i Juventusit do të jetë Bonucci”, tha Allegri.

Chiellini konfirmoi se do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit. 

Qendërmbrojtësi veteran ka kaluar shtatëmbëdhjetë vite me Juventusin, duke fituar 20 trofe gjatë kohës së tij në Torino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat