Takimet e para me Ibrahimoviçin janë të çuditshme

Futboll

Takimet e para me Ibrahimoviçin janë të çuditshme

Më: 19 maj 2022 Në ora: 13:05
Takimet e para me Ibrahimoviçin janë të çuditshme

Një takim i parë me Zlatan Ibrahimoviç do të jetë gjithmonë i çuditshëm, nuk ka sesi të jetë ndryshe. Lojtari i Milanit, Messias, mbërriti mes shumë paragjykimeve në San Siro.

Megjithatë ka arritur të jap kontributin e tij në Champions League dhe Serie A, atje ku Milani po rikthehet te titulli kampion.

Këtë herë Messias ka treguar bisedën e njohjes me Ibrahimoviç.

“Më goditi një herë në kokë. Ishte hera e parë që ne u pamë së bashku dhe po hanim.

Më tha: “Përse nuk po flet? Po është më mirë që të mos flasësh, ti punon dhe mua më mjafton kjo”, ka thënë Messias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat