Rashkaj reagon pasi Kurtulus e braktisi Kosovën

Futboll

Rashkaj reagon pasi Kurtulus e braktisi Kosovën

Më: 27 maj 2022 Në ora: 23:09
Rashkaj reagon pasi Kurtulus e braktisi Kosovën

Gjatë ditës së sotme u njoftua se Edvin Kurtulus ka zgjedhur për t’iu bashkuar Kombëtares së Suedisë.

Pavarësisht se mori ftesë nga Kosova A, ish-kapiteni i ekipit U21 vendosi që të mos i përfaqësojë më “Dardanët”,

Lidhur me vendimin e tij ka reaguar edhe ish-kapiteni i Kosovës, Anel Rashkaj, përmes një postimi në “Facebook”.

Ai është shprehur i befasuar me vendimin e Kurtulusit, teksa tha se sot një pjesë e madhe e futbollistëve po i shikojnë interesat personale.

Rashkaj gjithashtu tha se nuk është e nevojshme që të bëhet panik, por duhet punuar edhe më shumë për t’i shmangur këto raste.

“Para 2 viteve e kam taku Kurtulus edhe i kam thënë që me ardh me lu për Kosovën dhe jam gëzu kur e kam pa ne U-21 dhe po ashtu si kapiten në U- 21, jam befasu me këtë vendim që e ka marrë dhe kjo tregon se sot një pjesë e madhe e lojtarëve i shikojnë interesat personale të karrieres së tyre.

Kjo nuk është veç me ekipin tonë kjo ndodh edhe në shumë kombëtare tjera kështu që nuk ka nevoj me bë edhe shumë panik por duhet të shikojmë të punojmë edhe më shumë qe ti shmangim këto raste”, ka shkruar Rashkalj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat