Momente paniku, avioni me të cilin udhëtonte Xherdan Shaqiri pëson defekt

Futboll

Momente paniku, avioni me të cilin udhëtonte Xherdan Shaqiri pëson defekt

Më: 30 maj 2022 Në ora: 22:35
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri kishte planifikuar që të mbërrinte të hënën në mëngjes në Zvicër, për t’u grumbulluar me Kombëtaren, por nuk ka ndodhur.

Avioni i tij ka mbetur i bllokuar në Çikago, çka ka bërë që të shtyhet udhëtimi dhe të mbërrinte në destinacion vetëm pasdite.

Sqarimi ka ardhur nga Adrian Arnold,zëdhënës i Federatës së Futbollit të Zvicrës.

Arnold shprehet: “Shaqiri tashmë ishte në avion për në Zyrih, por avioni është dashur të kthehet prapa dhe të ulet në Çikago”.

Zvicra do të luajë në Nations League disa ndeshje në qershor.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat