Drejtuesit e ‘Zonjës së Vjetër’ vazhdojnë kontaktet

Futboll

Drejtuesit e ‘Zonjës së Vjetër’ vazhdojnë kontaktet

Më: 31 maj 2022 Në ora: 18:31
Drejtuesit e ‘Zonjës së Vjetër’ vazhdojnë kontaktet

Mesfushori francez Paul Pogba raportohet se është gjithnjë e më afër ish-klubit të tij, Juventus.

Reprezentuesi francez tashmë ka vendosur të largohet nga Manchester Unitedi.

Sipas medieve italiane, drejtuesit e ‘Zonjës së Vjetër’ vazhdojnë kontaktet me agjentin e mesfushorit francez.

Negociatat mes dy palëve po shkojnë mirë dhe duket se shumë shpejtë do të arrihet akordi që Pogba sërish të vesh fanellën e gjigantit italian.

Ndryshe, PSG vazhdon ta rivalizojë Juventusin në garën për francezin, por duket se ky i fundit është afër rikthimit në Torino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat