Lojtari kundërshton largimin

Futboll

Lojtari kundërshton largimin

Më: 31 maj 2022 Në ora: 20:09
Martin Braithwaite

Barcelona është në kërkim të një blerësi për Martin Braithwaite, një sulmues danez i lindur në ’91, me kontratë me blaugranët deri në vitin 2024.

Siç raportohet nga Il Mundo Deportivo, Barça është gati ta shesë atë në formë huazimi ose të plotë, por sulmuesi nuk ka asnjë qëllim për t’u larguar gjatë afatit kalimtar të ardhshëm.

Pavarësisht se ka ende dy vite në kontratën e tij (deri në 2024), Martin Braithwaite nuk perfshihet te planet e Barcelona-s. Sulmuesi ndërkombëtar danez është një nga lojtarët më të përfolur që u largua nga Camp Nou këtë verë.

Megjithatë, 30-vjeçari nuk heziton të bëjë të qartë dashurinë e tij për gjigantët katalanas dhe të insistojë se i kanë mbetur edhe nja dy vite kontratë me skuadrën ‘Cule’, kontratë që dëshiron ta nderojë.

Por ideja e klubit katalanas mund të jetë krejt ndryshe, pasi Braithwaite nuk është në planet e Xavi, siç tregojnë të vetmet pesë ndeshje që ka luajtur këtë sezon, tre prej tyre si titullar.

Klubet e dinë këtë dhe nuk kanë hezituar të kërkojnë lojtarin nga Danimarka.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, Brighton & Hove Albion, Celta dhe Valencia raportohet se janë të interesuar për huazimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat