Përleshje masive mes futbollistëve në Shqipëri

Futboll

Përleshje masive mes futbollistëve në Shqipëri

Më: 31 maj 2022 Në ora: 21:08
Përleshje masive mes futbollistëve në Shqipëri

Sot u zhvillua ndeshja e barazhit në Kategorinë Superiore të Shqipërisë.

Egnatia shënoi fitore 2:0 ndaj Korabit, duke siguruar kështu pjesëmarrjen në elitën e futbollit shqiptar edhe për sezonin e ardhshëm.

Mirëpo, kjo ndeshje u përmbyll mes tensioneve. Në minutën e 90-të ndeshja u ndërpre për disa minuta.

“Panorama” ka raportuar për një përleshje masive mes anëtarëve të dy skuadrave.

Sipas mediumit shqiptar, është nevojitur ndërhyrja e policëve dhe stjuardëve për të qetësuar situatën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat