Xavi takohet me presidentin e klubit

Futboll

Xavi takohet me presidentin e klubit

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 16:36
Xavi takohet me presidentin e klubit

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, dhe presidenti, Johan Laporta, do të takohen në orët e ardhshme për të diskutuar në lidhje me merkaton. Në tavolinën e bisedimeve janë 8 transferime që ai ka kërkuar dhe një listë me 10-12 emra që ai dëshiron.

Sekretari teknik Jordi Krojf dhe drejtori sportiv Mateu Alemani, do të jenë gjithashtu prezentë, së bashku me zëvendëspresidentin Rafa Juste.

Është një takim vendimtar për të zhbllokuar situatën aktuale një muaj përpara se të nisë faza përgatitore. Ksavi është i sigurt se cilat janë prioritetet e tij. Ai ka kërkuar 8 futbollistë, përfshirë Azpilikuetën, Alonson, Kristensenin, Kulibalin, Kesin, Ruben Nevesin, plus Rafinjën dhe Levandovskin.

Disa prej këtyre lëvizjeve janë mbyllur siç është ajo e Kesit dhe Kristensenit që vijnë me parametër zero.

Me të tjerët po negociohet dhe janë në fazë të avancuar. Por sigurisht që duhet krijuar hapësira edhe në skuadër dhe do të diskutohen emrat që do të dalin në shitje këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat