Duka provokon

Futboll

Duka provokon

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 18:01
Duka provokon

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka lëshuar një provokim të qartë ndaj Igli Tares ne një intervistë të dhënë për “Calciomercato.it” në Itali.Duka ka reaguar lidhur me një pyetje rreth Tares, me ish-lojtarin e Kombëtares që përflitet prej kohësh si një zgjedhje e mundshme për pozicionin e presidentit të FSHF-së në të ardhmen. Ai ka përmendur se Tare mund të bëjë trajnerin ose drejtuesin këtu si pasojë e përvojës që ka.

“Një rikthim në Federatën e futbollit për Taren? Pse jo, ai është një nga personazhet tanë më të rëndësishëm në botën e futbollit. Ka bërë një punë shumë të mirë te Lacio, mund të bëjë trajnerin apo drejtuesin këtu, ai është një djalë i aftë që ka edhe shumë përvojë”, tha Duka.

Ai gjithashtu ka folur lidhur me lajmet e një transferimi të mundshëm të Kristjan Asllanit te Interi duke e këshilluar mesfushorin të mendojë dy herë këtë lëvizje për shkak të minutazhit të pakët që mund të ketë të zikaltërit.

“Asllani është një lojtar shumë i mirë, ka bërë paraqitje të shkëlqyera me Empolin në gjysmën e dytë të sezonit, duke fituar edhe ftesën e Kombëtares. Jam i sigurt se Asllani do të ketë një karrierë të shkëlqyer. Shpresojmë që ai të shkojë tek Interi, por për këta lojtarë të rinj është më mirë të qëndrojnë aty ku janë dhe të luajnë të gjitha ndeshjet e tyre për 90 minuta, sesa të shkojnë te një klub i madh dhe të mos luajnë.

Pra, edhe Asllani duhet të vlerësojë me kujdes nëse mund të luajë si titullar me Interin ose jo. Të shkosh atje për të qëndruar rezervë nuk është mirë për askënd.”, u shpreh Duka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat