Rrahmani: Nuk e përballojmë dot këtë stil loje, si zgjidhet

Futboll

Rrahmani: Nuk e përballojmë dot këtë stil loje, si zgjidhet

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 20:37
Rrahmani: Nuk e përballojmë dot këtë stil loje, si zgjidhet

Amir Rrahmani u shfaq i lumtur në Supersport për fitoren 0-2 të Kosovës përballë Qipros, që i mundësoi dardanëve startin perfekt në Nations League.

Kapiteni i Kosovës shpjegoi se çfarë nuk funksionoi në pjesën e parë, teksa u ndal edhe te duelet me Greqinë dhe Irlandën e Veriut, dy kundërshtarët e tjerë në Grupin 2 të Ligës C.

“Kur fiton je më i kënaqur, por nuk e filluam mirë ndeshjen. Ishim më të hapur në pjesën e parë. Në pjesën e dytë përmirësuam lëvizjet në fushë dhe ndaljen e kundërshtarëve. Jemi të lumtur.

Përmirësimi? Kemi pak probleme kur shkojmë në presing lart, nuk e përballojmë gjatë gjithë kohës. Duhet të gjejmë një vijë të mesit, që të nisemi në kundërsulm kur rikuperojmë topin.

Kemi filluar mirë Nations League, tani kemi ndeshje me dy kundërshtarë më të fortë. Ndeshje shumë të vështira”, deklaroi kapiteni i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat