Xhaka e Shaqiri nuk ia dalin me Zvicrën në Pragë! Spanja baras me Portugalinë 

Futboll

Xhaka e Shaqiri nuk ia dalin me Zvicrën në Pragë! Spanja baras me Portugalinë 

Nga: K. G. Më: 2 qershor 2022 Në ora: 21:03
Zvicra

(E plotësuar) - Kapiteni Granit Xhaka u paraqit standard e Xherdan Shaqiri nga minuta e 68-të por me Zvicrën nuk ia dolën në Pragë, duke pësuar humbje me rezultat 2:1 nga Republika e Çekisë.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme e xhiros së parë të Grupit 2 të Ligës A të Kombeve në futboll.

Futbollisti Jan Kuchta shënoi në minutën e 11-të e Sow (58’ – autogol) shënuan për Çekinë dhje Okafor (44’) për Zvicrën.

Spanja barazon me rezultat 1:1 me Portugalinë. Cristiano Ronaldo u fut në lojë në minutën e 62-të. 

Alvaro Morata shënon në minutën e 25-të për Spanjën dhe Ricardo Horta në atë të 82-tën për Portugalinë.
Çekia kryeson me 3 pikë, pasojnë Spanja 1, Portugalia 1 dhe Zvicra 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat