Trajneri i nordikëve flet para ndeshjes me Shqipërinë

Futboll

Trajneri i nordikëve flet para ndeshjes me Shqipërinë

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 17:48
Trajneri i nordikëve flet para ndeshjes me Shqipërinë

Islanda barazoi të enjten në darkë ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Izraelit, duke marrë për herë të parë pikë në këtë turne. Skuadra nordike ia doli të barazonte 2-2 dhe i dha fund serisë së humbjeve radhazi në këtë aktivitet, pasi në dy edicionet e mëparshme kishte regjistruar vetëm të tilla.

Ndaj trajneri 44-vjeçar i Islandës, Arnar Por Vidarson, e sheh këtë si një arritje për ekipin e tij dhe diçka pozitive, sidomos në një periudhë kur ka një ndryshim brezash.

“Si fillim, mund të them se më pëlqeu plani i lojës që ndërtuam për këtë sfidë. Ata kishin lojtarë të shpejtë me të cilët është e vështirë të merresh. Por sipas mendimit tim bëmë mirë. Është gjë e shkëlqyer që të rikuperosh pasi je në disavantazh dhe ne kishim periudha të mira si në fundin e pjesës së parë, ashtu edhe në fillimin e të dytës

Kishim mundësi dhe raste për të shënuar gola të tjerë. Si unë, ashtu edhe lojtarët janë të zhgënjyer që nuk fituam ndeshjen, por duke marrë në konsideratë që ata kishin një mundësi të mirë pranë fundit të ndeshjes, mendoj se e duhet respektuar kjo pikë”, tha Vidarson.

Tani ndeshja e dytë është ndaj Shqipërisë të hënën dhe trajneri ka paralajmëruar ndryshime në radhët e ekipit të tij. “Ne kemi një grup të madh lojtarësh që luajnë për të njëjtin vend në formacion dhe kanë të njëjtin nivel. Ndaj me Shqipërinë mund të shihni emra të rinj në formacionin titullar të hënën”, theksoi ai pas sfidës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat