Holanda turpëron Belgjikën në Bruksel

Futboll

Holanda turpëron Belgjikën në Bruksel

Nga: K. Goca Më: 3 qershor 2022 Në ora: 22:39
Holanda turpëron Belgjikën në Bruksel

Holanda i tregon “muskujt” Belgjikës në stadiumin “King Baudouin” në Bruksel, duke i shkaktuar humbje me rezultat 4:1. 

Pak kush e ka pritur një humbje turpëruese të Belgjikës. 

Pjesa e dytë ka qenë fatale për vendasit, nuk i rezistuan sulmit si “stuhi” të “Tulipanëve”.

Golat për Holandën i realizuan futbollistët Bergwijn (40'), Depay (51' e 66'), Dumfries (62') dhe për Belgjkën Batshuayi shënoi në minutën e 90+3.

Holanda starton me fitore në Grupin 4 të Ligës A të Kombeve, ndërsa Belgjika zhgënjeu keq tifozët e saj.

Holanda kryeson me 3 pikë, pasojnë Polonia me 3, Uellsi 0 dhe Belgjika 0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat