UEFA u kërkon falje tifozëve

Futboll

UEFA u kërkon falje tifozëve

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 11:49
UEFA u kërkon falje tifozëve

Finalja e Champions League e cila u luajt më 28 maj, filloi me vonesë pasi një pjesë e mirë e tifozëve të Liverpoolit nuk arritën dot të futeshin në stadium.

Kjo vonesë solli edhe trazira jashtë stadiumit, ku pamje të ndryuushme tregonin tifozë të Liverpoolit të cilët përplaseshin me sigurimin ose ngjiteshin mi kangjellat e murit rrethues të Stade de France.

Në një deklaratë, UEFA u kërkoi falje tifozëve që u përfshinë në përplasjet që shpërthyen jashtë stadiumit të Stade de Francë në Paris.

UEFA shpjegoi se “asnjë tifoz nuk duhet të vihet kurrë në një sitautë të tillë, e cila nuk duhet përsëritur”, duke njoftuar se “ka porositur një raport të pavarur për të identifikuar boshllëqet dhe përgjegjësitë e të gjithave ngjarjeve të ndodhura".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat