Juventusi mendon seriozisht për sulmuesin shqiptar

Futboll

Juventusi mendon seriozisht për sulmuesin shqiptar

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 12:47
Juventusi mendon seriozisht për sulmuesin shqiptar

Juventusi po shqyrton alternativat në merkato për të gjetur zëvendësuesin e duhur të Dushan Vlahoviçit.

Në tryezën e bardhezinjve qarkullojnë katër emra, ndër të cilët gjendet edhe ai i Xhakomo Vrionit.

Luis Muriel është profili më i pëlqyer nga drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, ndërsa alternativa të tjera janë edhe ato të Arnautoviçit dhe Milikut.

Ndërkohë Vrioni është një lojtar që përputhet me idetë e Juventusit.

Një futbollist i ri që nuk e ka problem faktin se do të qendrojë rezervë e sulmuesit kryesor, por që do të jetë i vlefshëm në momentin që do i jepet mundësia për të luajtur. Edhe pse qartësisht nuk është opsioni i parë në këtë merkato, Xhakomo Vrioni është një pistë serioze për Juventusin e sezonit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat