Mourinho i fokusuar në planin e Romës, injoron PSG-në

Futboll

Mourinho i fokusuar në planin e Romës, injoron PSG-në

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 10:05
Jose Mourinho

Jose Mourinho do të vazhdojë të drejtojë Romën.

‘The Special One’ ka kontratë me Romën deri në vitin 2024 dhe do ta përmbushë atë.

Së fundmi u raportua se portugezi do të marrë drejtimin e gjigantit francez, Paris Saint Germain, por një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë.

Sipas lajmeve që po qarkullojnë në Itali, Mourinho dhe agjenti i tij Jorge Mendes kanë marrë disa oferta nga klube të ndryshme, por trajneri është i fokusuar në planin e romakëve.

Së fundmi ai fitoi Ligën e Konferencës me Romën, pasi mposhti 1:0 Feyenoord në Tiranë, kështu duke e fituar trofeun e pestë evropian si trajner

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat