Kosovë - Greqi, renditja e grupit

Futboll

Kosovë - Greqi, renditja e grupit

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 11:46
Kosovë - Greqi, renditja e grupit

Pas fitores ndaj Qipros, Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen e radhës.

Në kryeqytetin kosovar, Prishtinë, “Dardanët” synojnë sonte fitoren e radhës në Ligën e Kombeve.

Në kuadër të grupit 2, Liga C, Kosova do të përballet me Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kosova hyn në këtë ndeshje pas fitores 0:2 ndaj Qipros në Larnaca të enjten.

Kurse, së fundmi, Greqia fitoi 0:1 ndaj Irlandës së Veriut si mysafire.

Në këtë grup, tashmë janë zhvilluar nga një ndeshje.

Pas një xhiro, Kosova është në vendin e parë me tri pikë, kurse Greqia në vendin e dytë me poashtu tri pikë.

Vendin e tretë e zë Irlanda e Veriut pa pikë, ashtu si Qipro në vendin e fundit.

Ndeshja e sotme do të zhvillohet nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat