Gjiganti anglez i ofron kontratë afatgjate

Futboll

Gjiganti anglez i ofron kontratë afatgjate

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 12:49
Gjiganti anglez i ofron kontratë afatgjate

Ousmane Dembele i ka bërë valixhet gati dhe pritet të largohet nga Barcelona.

Futbollisti francez nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me “Blaugrana”, prandaj në fund të këtij muaji ai do të jetë lojtar i lirë pasi do t’i skadojë kontrata aktuale.

Dhe, ish-futbollistit të Borussia Dortmundit ia kanë vënë syrin tashmë klubet angleze.

Sipas mediumit spanjoll “Sport”, e ardhmja e futbollistit ofanziv mund të jetë e lidhur me Premierligën.

Chelsea është klubi më i interesuar për përfaqësuesin francez.

Gjithnjë sipas mediumit spanjoll, “Blues” e kanë bërë gati një kontratë katërvjeçare për Dembelen.

Futbollistin ndërkohë e pëlqen edhe Paris Saint-Germaini dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të përfundojë në Ligue 1.

Dembelen e përshkuan lëndimet dhe forma e zbehtë në eksperiencën pesëvjeçare në Camp Nou, ndërsa u këndell vetëm në muajt e parë të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat