Manchester Utd zgjedhin kapitenin e ri

Futboll

Manchester Utd zgjedhin kapitenin e ri

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 17:36
Manchester Utd zgjedhin kapitenin e ri

David de Gea do të bëhet kapiteni i ardhshëm i Manchester United dhe për këtë ai ka mbështetjen e shokëve të skuadrës.

Trajneri i ri Erik ten Hag është nën presion për të hequr shiritin nga kapiteni aktual Harry Maguire pas një sezoni të dobët. “Djajtë e Kuq” përfunduan në vendin e gjashtë në Premier League duke mos arritur që të siguronin një vend për në Champions League, por duke u kualifikuar për Europa League.

Maguire shpeshherë ka marrë kritika të shumta për paraqitjet e tij në fushën e lojës, ku trajneri i larguar Ralf Rangnick e uli në stol në disa ndeshje duke mos e aktivizuar si titullar.

Ten Hag refuzoi të konfirmonte nëse Maguire do të mbante shiritin e kapitenit, pasi sipas pretendimeve shumica e skuadrës duan që të jetë spanjolli De Gea ai që do të marrë shiritin përpara mbrojtësit anglez dhe yllit portugez, Cristiano Ronaldo.

Sipas The Sun, edhe vetë Ten Hag është i lumtur t’i japë shiritin në krahë porterit të skuadrës që gëzon respekt dhe besim nga  kolegët e tij. Maguire gjatë dy sezoneve të tij të para në klub, bëri paraqitje mbresëlënëse duke luajtur 107 ndeshje në të gjitha kompeticionet, por nuk ka arritur ta përsërisë atë formë që nga humbja e Anglisë në finalen e Euro 2020.

Ai mungoi në tetë ndeshje të Premier League këtë sezon, për shkak të lëndimit dhe formës jo të mirë duke u bërë “pre”e ngacmimeve të tifozëve edhe në rrjetet sociale. 29-vjeçari “çuditërisht” u bë kapiten i United në janarin e 2020, vetëm gjashtë muaj pasi mbërriti nga Leicester për shumën e 80 milionë paund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat