Tuchel do të ulet

Futboll

Tuchel do të ulet

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 19:36
Tuchel do të ulet

Pronari i ri i Chelseat, Todd Boehly, do të diskutojë me trajnerin e ekipit të tij Thomas Tuchel të mërkurën ose të enjten e kësaj jave për mundësinë e largimin të përkohshëm me huazim të Romelu Lukakut nga Stamford Bridge.

Lukaku është përfolur ditët e fundit për një rikthim të mundshëm te ish-ekipi i tij Inter pasi u shit me një shumë rekord prej 97.5 milionë paund.

Inter nuk ka mundësi ta riblejë sulmuesin belg në mënyrë të përhershme nga gjigantët e Premier League, prandaj, ata po kërkojnë të negociojnë një marrëveshje huazimi me klubin anglez.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Tuchel do të ulet me Boehly të mërkurën ose të enjten për të diskutuar një marrëveshje të mundshme për Lukakun.

Gazeta italiane pretendon se Boehly do të miratojë largimin e sulmuesit belg për sa kohë që në tavolinë qëndron një ofertë financiarisht e kënaqshme.

Thuhet se Lukaku ka një avion privat në gatishmëri për ta çuar në Itali sapo Boehly të miratojë largimin e huazimit të tij. Nëse Boehly refuzon lëvizjen, Lukaku do të kërkojë të takohet me pronarin amerikan për të diskutuar të ardhmen e tij në klub.

Ndërkohë, Interi po kërkon të arrijë një marrëveshje me Chelsean para fundit të qershorit për të përfituar nga rregulli i Dekretit të Rritjes.

Skema i lejon skuadrat në Itali të marrin lojtarë nga jashtë me lehtësira të konsiderueshme tatimore, për sa kohë që ata qëndrojnë në vend për të paktën 24 muaj.

Lukaku u rikthye në ekipin e Chelseat përsëri në verën e vitit 2021. Ai ishte largë pritshmërive, ku zhvilloi gjithsej 26 ndeshje në Premier League, një pjesë edhe si zëvëndësues duke shënuar gjithsej 8 gola.

Sulmuesi 29-vjeçar ka edhe katër vite të tjera në kontratën e tij me ekipin e Chelesat, por ai e ka bërë të qartë se do të ishte i interesuar të rikthehej në Serie A për të luajtur për ish-skuadrën e tij, duke bërë edhe një sakrificë përsa i përket pagës i cili thuhet se është i gatshëm të pranoj ulje prej 50% të për tu rikthyer në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat