Belgjika luan me uniformën e kombëtares së femrave, ja arsyeja

Futboll

Belgjika luan me uniformën e kombëtares së femrave, ja arsyeja

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 23:25
Belgjika luan me uniformën e kombëtares së femrave, ja arsyeja

Belgjika do të përballet ditën e nesërme me Poloninë në kuadër të ndeshjes së dytë të Nations League, teksa do të kërkojnë edhe fitoren e parë në kompeticion, pasi në duelin e parë janë mposhtur nga Holanda.

Në stadiumin “King Baudouin të Brukselit”, skuadra e Roberto Martinez do të presë kryesuesin Poloninë, teksa veshur do të mbajnë uniformën e kombëtares së femrave.

E gjithë kjo ka një arsye dhe këtë e ka bërë të ditur vetë Federata belge e futbollit, e cila ka shpjeguar edhe arsyet e kësaj nisme të veçantë.

Në fakt është një homazh për vajzat e kombëtares së Belgjikës që do të marrin pjesë praktikisht në një muaj në Kampionatin Evropian të femrave, i cili do të zhvillohet në Angli nga data 6 deri më 31 korrik.

Kjo është pjesëmarrja e dytë në histori për ekipin belg të femrave, të ashtuquajturat “Red Flames”. Prandaj, për këtë rast, fanella e Belgjikës për femra nuk do të jetë identike me atë të kombëtares së meshkujve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat