Southgate ka një kusht për sulmuesin e Cityt

Futboll

Southgate ka një kusht për sulmuesin e Cityt

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 13:05
Southgate ka një kusht për sulmuesin e Cityt

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate i dhuroi vetëm 18 minuta lojtarit të Manchester City, Jack Grealish në ndeshjen e Nations League ndaj Gjermanisë të mbyllur me rezultatin 1-1.

Teksa mbështetësit e “3 Luanëve” prisnin që sulmuesi i Manchester City të startonte ndeshjen nga minuta e parë, Southgate nuk i besoi 26-vjeçarit ndërsa pas përfundimit të sfidës me gjermanët, shpjegoi edhe arsyen se pse Grealish nuk e nis si titullar me kombëtaren.

Southgate thekson se Grealish duhet të përmirësohet në aspektin difensiv pasi diçka e tillë është shumë e rëndësishme për kombëtaren.

“Nuk është se nuk i besoj Grealish, nëse do të ishte për diçka të tillë atëherë nuk do ta aktivizoja fare.

Unë e aktivizova 20 minuta në fushë dhe besoja se Grealish mund të bënte diferencën. Por, kur e nis lojën nga fillimi, një lojtar që luan në krah duhet edhe të mbrojë përveçse të sulmojë dhe të shënojë. Ky është një aspekt të cilin Grealish duhet ta përmirësojë”, u shpreh trajneri 51-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat