Skuadra shqiptare ndeshet me Ballkanin e Therandës, pastaj me Fenerbahcen!

Futboll

Skuadra shqiptare ndeshet me Ballkanin e Therandës, pastaj me Fenerbahcen!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 qershor 2022 Në ora: 13:10
Skuadra shqiptare ndeshet me Ballkanin e Therandës, pastaj me Fenerbahcen!

Kampioni i Maqedonisë së Veriut, skuadra shqiptare Shkupi, po përgatitet për rrethin e parë të kualifikimeve për Champions League në futboll. 

Shkupi do të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore me gjigantin turk, Fernerbahce, paraprakisht takohet me kampionin e Kosovës, Ballkanin e Therandës. 

“Ka disa ditë që po stërvitet Shkupi, skuadra pothuajse është kompletuar, lojtarët e huajt janë këtu.

Në Ohër është rënë dakord edhe për një ndeshje miqësore, kundër skuadrës së Kosovës, Ballkani, me të cilën do të ndeshen më 14 qershor.

Me 17 qershor në Turqi dhe miqësore me Fenerbahcen.

Skuadra e Shkupit do t'i bëjë përgatitjet bazë në Turqi në mënyrë standarde këtë verë. Ata largohen për andej më 17 qershor dhe më 22 do të ketë festë në Stamboll.

Në kompleksin stërvitor të Fenerbahce, Shkupi do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj këtij gjiganti të futbollit turk. Më pas vijojnë edhe dy deri në tre ndeshje miqësore për të cilat do të njihen edhe kundërshtarët”, shkruan media maqedone “Sportmedia.mk".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat