Mund të ketë një befasi për të ardhmen

Futboll

Mund të ketë një befasi për të ardhmen

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 22:59
Mund të ketë një befasi për të ardhmen

Mund të ketë një befasi për të ardhmen e Franck Kessie, i cili ka lajmëruar lamtumirën e tij nga Milan-i pas skadencës së kontratës.

Afrikani ka arritur prej muajsh një marrëveshje me Barcelona-n, që për shkak të situatës ekonomike, nuk mund ta federojë akoma.

Laporta ka thënë të mërkurën: “Kur kemi ardhur te Barcelona, klubi ishte klinikisht i vdekur. Tani jemi në Champions League.

“Më 16 qershor do të mbledhim asamblenë për të gjetur zgjidhje dhe për të adresuar situatën ekonomike të klubit, që mbetet shumë e delikuar”.

Kështu, gjithçka mund të shtyhet për pas 16 qershorit, me Kessi që mbetet në pritje. Sipas portalit operaneësapp.com, nuk mund të përjashtohen surprizat.

Nëse Barcelona nuk do të arrijë t’i zgjidhë shumë shpejt problemet ekonomike, në fakt, edhe operacioni Kessie mund të jetë në rrezik.

Portali ka folur për një ndërhyrje të mundshme të Paris Saint-Germain ose një nga klubet e Premier League. Të shohim se çfarë do të ndodhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat