‘Dardanët’ e rinj sprovojnë forcat me Anglinë në ‘Fadil Vokrri’

Futboll

‘Dardanët’ e rinj sprovojnë forcat me Anglinë në ‘Fadil Vokrri’

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 11:32
‘Dardanët’ e rinj sprovojnë forcat me Anglinë në ‘Fadil Vokrri’

Kombëtarja e Kosovës U21, sonte sprovon forcat me Anglinë U21, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin e ardhshëm Evropian.

‘Dardanët’ e rinj dhe ‘Tre Luanët’ do të ballafaqohen në ‘Fadil Vokrri’ në një sfidë që pritet të jetë interesante.

Të përzgjedhurit e Albert Bunjakit vijnë në këtë duel pas fitores kundër Andorrës në udhëtim me rezultat 0-3.

Kombëtarja jonë ka disa ditë që është grumbulluar duke u përgatitur sa më mirë për duelin me anglezët.

Drejtori teknik i Kosovës U21, Albert Bunjaki beson se skuadra jonë, do të bëjë paraqitje të mirë në duel me Anglinë, kjo e fundit është favorit në këtë ndeshje të paktën në letër.

“Ne besojmë se me përgjegjësi e disiplinë në lojën defanzive mund t’i sjellim telashe edhe kombëtareve të nivelit të Anglisë.

Normalisht, se nuk do të jetë e lehtë sepse niveli i kësaj kombëtare është krejt tjetër, por neve kjo ndeshje do të na shërbejë si shkollë dhe si vizion për të ardhmen.

Pres maksimumin prej secilit lojtar dhe do të jetë interesant si për mua, po ashtu edhe për lojtarët të shohim sa do të arrijmë të ballafaqohemi me një kundërshtar të tillë”, ka theksuar Bunjaki.

Ai ka bërë thirrje që sa më shumë tifozë të vijnë  në ‘Fadil Vokrri’ për të përkrahur ‘Dardanët’ të rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat