Mourinho nuk e ka harruar Xhakën

Futboll

Mourinho nuk e ka harruar Xhakën

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 12:36
Mourinho nuk e ka harruar Xhakën

Trajneri i AS Romës, Jose Mourinho nuk e ka harruar mesfushorin kosovar të Arsenalit, Granit Xhakën.

Reprezentuesi kosovar i Zvicrës, prej kohësh është në ‘orbitën’ e strategut portugez.

Mourinho në verën e kaluar kishte provuar që të transferojë yllin e Arsenalit tek Roma, por në fund kishte dështuar ky transferim për shkak se Xhaka vendosi të qëndrojë në ‘Emiratës’.

Megjithatë, sipas medieve italiane, Mourinho është gati të hedhet sërish në sulm për mesfushorin kosovar.

Transferimi i mundshëm i Tielemans në Arsenal do t’i hapte rrugë kalimit të Xhakës në kryeqytetin italian.

Mourinho thuhet se do ta mirëpriste Xhakën tek Roma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat