Valon Berisha flet për raportin e tij me këngëtaren Kida

Futboll

Valon Berisha flet për raportin e tij me këngëtaren Kida

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 13:12
Valon Berisha flet për raportin e tij me këngëtaren Kida

Para një kohe spekulohej shumë për një lidhje dashurie mes Valon Berishës dhe Kidës.

Shkak ishin bërë disa postime në rrjetet sociale, teksa futbollisti i Kosovës në një emision kishte shprehur hapur pëlqimin e tij për këngëtaren e Kosovës.

Anëtari i skuadrës franceze, Reims, së fundmi ka dhënë një intervistë për “Prive”, ku ka mohuar se ka pasur diçka më shumë se raporte shoqërore mes tyre.

Ai tha se ia dëgjon këngët dhe se e do si këngëtare.

“Si këngëtare, ia dëgjoj këngët, edhe e dua. Por, najsen më shumë jo”, u shpreh Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat