Bremer te Interi? Flet drejtori sportiv i Torinos

Futboll

Bremer te Interi? Flet drejtori sportiv i Torinos

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 13:15
Gleison Bremer

Drejtori sportiv i Torinos, Davide Vagnati, ka hedhur poshtë spekulimet se qendërmbrojtësi Gleison Bremer është afër një transferimi te Interi.

Bremer mendohet të jetë nën radarin e shumë skuadrave në të gjithë Evropën pasi fitoi çmimin “Mbrojtësi i Vitit” në Serie A, ku Interi është njëra nga skuadrat që po e monitoron nga afër situatën e brazilianit 25-vjeçar.

Disa raporte veçse sugjerojnë se Interi tashmë ka rënë dakord për një marrëveshje, për të nënshkruar me Bremerin, ndërsa përgatitet për një të ardhme të pasigurt rreth Milan Skriniar, i cili ka tërhequr shumë interes nga Paris Saint-Germain.

“Ai ishte më i miri në ligë, ai u votua. Përveç që është një mbrojtës i madh, ai është gjithashtu një djalë i jashtëzakonshëm dhe një lider i madh”, tha Vagnati për “Sky Sport Italia”.

"Ka shumë klube të interesuara, por ne do të shohim. Interi është një mundësi, por të thuash se ai është afër ‘Nerazzurrëve’ është një ekzagjerim”, shtoi më tej Vagnati.

Ashtu si Interi, raportet kanë lidhur gjithashtu Bremer me një lëvizje te Bayern Munich, Chelsea, Liverpool, Juventus dhe Tottenham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat