Ylli i futbollit arrestohet në Ibiza, dyshohet për përdhunim të adoleshentes që përfundoi në spital

Futboll

Ylli i futbollit arrestohet në Ibiza, dyshohet për përdhunim të adoleshentes që përfundoi në spital

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Një futbollist i Bundesligës është arrestuar nga policia spanjolle në Ibiza me dyshimin se ka përdhunuar një adoleshente.

Lojtari u arrestua së bashku me një djalë tjetër, pasi 18-vjeçarja i tha policisë se ishte sulmuar seksualisht në një vilë në San Jose, e cila gjendet afër aeroporti lokal.

Sipas disa burimeve të “Daily Star” adoleshentja ishte dërguar në spital pas incidentit, ku sulmi i supozuar thuhet se ka ndodhur në orët e para të së mërkurës, ndërsa dy personat në fjalë janë arrestuar më vonë gjatë ditës.

Për momentin, besohet të jetë e paqartë nëse të arrestuarit janë paraqitur para një gjykatësi hetues në një seancë fillestare gjyqësore.

Një seancë dëgjimore do të zhvillohet me dyer të mbyllura për të vendosur nëse ata do të lirohen me kusht në pritje të një hetimi penal në vazhdim apo do të dërgohen në paraburgim.

Futbollisti në fjalë ka zgjatur së fundmi kontratën me klubin e tij, i cili është një nga klubet më të suksesshme të Gjermanisë, ku klubi ka fituar kampionatin në shumë raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat