Skuadra shqiptare në Mal të Zi, përforcohet

Futboll

Skuadra shqiptare në Mal të Zi, përforcohet

Nga: K. G. Më: 11 qershor 2022 Në ora: 15:22
Skuadra shqiptare në Mal të Zi, përforcohet

Deçiqi nga Tuzi do të garojë në garat evropiane përkatësisht në Conference League, ka përforcuar radhët e veta.

Klubi nga Tuzi njofton se është përforcuar me qendërmbrojtësin 29-vjeçar, Igor Çukoviç, së fundit ka qenë pjesë e Buduçnostit të Podgoricës.

Deçiqi është prej ekipeve më të organizuara në Mal të Zi, e cila ka përfunduar në vend të tretë në elitën e futbollit malazez dhe ishte në finalen e Kupës. 

Skuadra shqiptare ka ambicie të mëdha për edicionin e ri, kolektiv që ka kryetar Pal Dreshajn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat