Tottenham i vihet pas sulmuesit të Evertonit

Futboll

Tottenham i vihet pas sulmuesit të Evertonit

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 08:06
Richarlison.

Tottenham Hotspur kërkon transferimin e sulmuesit të Everton, Richarlison.

Richarlison ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2024, por interesimi i klubeve të mëdha mund të ndikojë që ai të largohet këtë verë.

Sipas lajmeve që po qarkullojnë në Angli, Tottenham kërkon transferimi e sulmuesit brazilian.

Thuhet se ‘Spurs’ janë të gatshëm të ofrojnë 60 milionë euro për Richarlison.

Ai ishte një faktor kyç që Everton mbeti në Premier Ligë, pasi edicionin që lam pas zhvilloi paraqitje fenomenale me ekipin anglez.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat