Mancini: Dua gola

Futboll

Mancini: Dua gola

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 11:05
Mancini: Dua gola

Italia luajti një ndeshje pozitive në Angli kundër skuadrës së Southgate, sfidë e cila përfundoi në barazim 0-0. Pika i mundëson kombëtares së kaltër të kryesojë Grupin 3 të Ligës A në Nations League, mbi Hungarinë, Gjermaninë dhe Anglinë.

Roberto Mancini aktivizoi disa lojtarë të rinj, vlerësoi lojën e tyre, teksa insiston se djemtë e tij duhet të shfaqen më cinikë përpara portës kundërshtare. “Ne krijuam mundësi më të pastra se ata. Në përgjithësi u treguam të aftë, luajtëm shumë mirë.

Djemtë zhvilluan një ndeshje të mirë, mos të harrojmë që nuk ishte fare e thjeshtë. Duhet të përmirësohemi shumë, sidomos kur sulmojmë. Duhet të shënojmë gola. Në pjesën e parë patëm tri raste që nuk duhet t’i kishim humbur.

Kemi hasur probleme në shënimin e golit, sidomos në gjashtë muajt e fundit. Jemi ngadalësuar në këtë aspekt, kjo nuk është gjë e mirë. Duhet të përmirësojmë shumë gjëra, rruga do të jetë ende e gjatë dhe plot gracka.

Të rinjtë? Gatti ishte pak i tensionuar përpara ndeshjes, por ai bëri mirë. Esposito gjithashtu bëri mirë. Gnonto i dha gjallëri skuadrës kur hyri. Pellegrini ka stilin e tij të lojës, ai nuk është as Giannini as Totti.

Për mua ai mund të bëhet shumë më i mirë se kaq, sepse bën mirë të dy fazat e lojës dhe shënon gola. Ndonjëherë humbet topa që nuk duhet t’i humbasë, por nëse përmirësohet ai mund të bëhet një futbollist i mrekullueshëm”, deklaroi Mancini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat