Agim Ademi, njeriu i sakrificës: Rezistenca ndaj pushtuesit dhe lufta për liri ishte e gjatë e përplot sakrifica 

Futboll

Agim Ademi, njeriu i sakrificës: Rezistenca ndaj pushtuesit dhe lufta për liri ishte e gjatë e përplot sakrifica 

Nga: K. G. Më: 12 qershor 2022 Në ora: 15:42
Agim Ademi, njeriu i sakrificës: Rezistenca ndaj pushtuesit dhe lufta për liri ishte e gjatë e përplot sakrifica 

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, kontribues i madh në vitet e 90-ta, në kohën e okupimit, asnjëherë nuk iu nda futbollit dhe sportit, qoftë vapë, shi e borë, duke sfiduar regjimin serb. 

Si sot i kujtohen ato vite kur jeta ishte në rrezik në çdo sekondë, por Ademi asnjëherë nuk u tremb as përkul, por i rezistoi fuqishëm falangës serbe. 

Ai sot uron 23 vjetorin e çlirimit të Kosovës nga pushtuesi serb. 

Image

“Urime Dita e Çlirimit të Kosovës! 

Sot, Kosova feston 23-vjetorin e çlirimit nga okupatori serb. Një ditë kjo e veçantë, në të cilën nderojmë të gjithë ata që kontribuuan në forma të ndryshme për lirinë e vendit tonë. 

Rezistenca ndaj pushtuesit dhe lufta për liri ishte e gjatë e përplot sakrifica. Liria erdhi si fryt i atdhedashurisë, motivimit, trimërisë dhe sakrificës, por edhe mbështetje së aleatëve tanë.

Kundërshtari ynë ishte një agresor i fortë dhe lufta ishte e pabarabartë, por ne e fituam atë me vendosmëri, angazhim të gjithanshëm dhe luftë shpirtërore. 

Sot, në këtë ditë të shënuar, Kombëtarja jonë luan ndeshjen shumë të rëndësishme kundër Greqisë. 
Në këtë sfidë jemi të babarartë me rivalin, por për ta mposhtur duhet angazhim e përkushtim i përbashkët, disiplinë, profesionalizëm dhe luftë deri në atomin e fundit nga djemtë tanë dardanë.

E di që motivimi juaj djema është maksimal, prandaj sot e keni rastin dhe fatin që në këtë ditë të shënuar për kombin të arrini një tjetër fitore për krenarinë e shtetit tonë dhe të jeni heronjtë e ngritjes së Kosovës në vendin e kampionit. 

Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe të gjithë veprimtarëve të kombit!

Forca Dardanë!”, shkruan Ademi në. profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat