Vjen reagimi i kryeministrit Kurti, pas humbjes së Kosovës nga Greqia

Futboll

Vjen reagimi i kryeministrit Kurti, pas humbjes së Kosovës nga Greqia

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 00:15
Vjen reagimi i kryeministrit Kurti, pas humbjes së Kosovës nga Greqia

Kosova është mposhtur në udhëtim nga Greqia në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” u mposhtën 2:0 ndaj Greqisë në Volos, duke humbur edhe matematikisht gjasat për vendin e parë.

Pas ndeshjes, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Pavarësisht disa mungesave të rëndësishme, sfiduam deri në minutin e fundit. Veçanërisht në minutat e fundit kur barazimi dukej më afër se sa humbja.

Lojtarët dhanë gjithça çka patën, dhe kjo për tifozët është më e rëndësishmja. Le të fillojmë përgatitjet që tash për ndeshjen e ardhshme, për fitoren e radhës”, shkroi Kurti në profilin e tij në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat